Biografi i Princeshë Dianës mendon se deklaratat e Meghan nuk janë të vërteta

Deklaratat e Meghan Markle në intervistën e bujshme për Oprah po mohohen një nga një nga personazhe të njohur publikë.

Siç raportohet nga mediat e huaja, biografi i Princeshë Dianës, Andrew Morton ka bërë të ditur se Mbretëresha Elizabeth e ka mbështetur Meghan Markle-n duke i thënë se mund ta vazhdonte karrierën e saj në aktrim nëse do kishte dëshirë edhe pasi u bë pjesë e familjes mbretërore.

Ndër të tjera ai ka thënë se dyshja, Harry dhe Meghan nuk ishin të detyruar që të përmbushnin detyrimet mbretërore gjatë gjithë kohësh dhe se ata kishin mundësi të shkonin ku të donin.

Ndërkohë, muajin e kaluar Meghan rrëfeu në intervistë se kishte bërë një jetë “si e burgosur”, pasi u largua nga shtëpia vetëm dy herë në katër muaj gjatë kohës që jetonte në Pallatin Mbretëror.

Dukesha pretendoi se ata i kishin marrë pasaportën, çelësat e makinës e lejen e drejtimit. Mirëpo, biografi i Princeshë Dianës, i cili ka qenë i pranishëm në Pallat, nuk mendon kështu.

Teksa fliste më herët për “Royally Obsessed”, biogragi tregoi:

“Kur po shikoja intervistën, po thoja: Po, ndjenja e izolimit, ndjenja e dëshpërimit, pikërisht ajo që Diana më thoshte. Por pastaj përsëri, mirë, miqtë e mi thanë se e kishin parë Meghan-in duke ecur nga supermarketi ‘Ëhole Foods’ në Kensington High Street me qese ushqimesh duke u drejtuar për në Pallatin Kensington”, tha ai.

Andreë Morton gjithashtu theksoi se Meghan fluturoi në Neë York me një avion privat kur së bashku me Harryn organizuan një festë ‘babyshoëer’ para ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Ai shtoi se dukesha bëri shumë udhëtime jashtë shtetit ‘pa veshur pranga’.

LEXO EDHE:

Back to top button