Fillimisht në formë huazimi, e pastaj si blerje përfundmtare

Renato Sançez do të jetë përforcimi i katërt i PSZH-së këtë sezon. Sipas “Ozogo”, portugezi ka qenë një objektiv transferimi për parisienët për një kohë të gjatë, dhe pasi Luis Kampos u emërua drejtor në klub, ishte e qartë se ishte vetëm çështje kohe që mesfushori të transferohej në “Parc des Princes”.

Ka qenë Kampos, ai që e solli Sanchezin te skuadra e Lille-s dhe tashmë ai do të jetë fajtori kryesor për transferimin e tij në Paris. Futbollisti fillimisht do të arrijë në formë huazimi dhe verën e ardhshme “shenjtorët” do të mund ta blejnë për 10 milionë euro.

Për Sançezin insiston edhe trajneri Kristof Galtier, i cili drejtoi Lille-n, kur kjo skuadër fitoi titullin e Ligës 1 sezonin e kaluar. Milani ishte gjithashtu objektiv i Sançez-it, por kampioni italian nuk mund t’i ofrojë kushte personale si PSZH-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button