Çfarë mund të bëje më 1,1 miliardë dollarë? Amerikanët në pritje të lotarisë

Çfarë mund të bëje më 1,1 miliardë dollarë? Amerikanët në pritje të lotarisë

Nëse ndiheni me fat, kjo mund të jetë java juaj. Kjo është reklama që ka joshur miliona amerikanë, të cilët në 45 shtete të Amerikës kanë mbajtur radhë për orë të tëra për të siguruar një biletë e për të marrë pjesë në lotarinë më të madhe që është hedhur ndonjëherë në lojë.

Fituesi do të marrë plot 1,1 miliardë dollarë. Mega lotaria vetëm është rritur në vlerë që prej muajit prill. Për herë të fundit, një qytetar amerikan fitoi lotarinë në janar të 2021. Banorët kanë nisur tashmë të mendojnë se çfarë mund të bëjnë me 1,1 miliardë dollarë.

Fituesi nuk do t’i marrë të gjitha menjëherë sepse shuma do të ndahet në pagesa prej 30 këstesh. Miliona amerikanë kanë blerë tashmë një biletë. Në qoftë se askush nuk do të fitojë këtë të premte, çmimi i madh do të vazhdojë të rritet.

LEXO EDHE:

Back to top button