Fillkov: Kemi nevojë për Këshill Gjyqësor funksional dhe të pavarur nga ndikimet politike

Fillkov: Kemi nevojë për Këshill Gjyqësor funksional dhe të pavarur nga ndikimet politike

Gazetar: Suad Bajrami

Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, gjyqësorit, ekspertëve dhe shoqërisë civile sot mbajtën debatin e parë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor. Me këtë, praktikisht filloi reforma e paralajmëruar në këtë trup të pavarur gjyqësor, i cili në periudhën e fundit ishte në shënjestër të kritikave për partizim dhe ndikime politike.

“Jemi të vetëdijshëm se është e domosdoshme të kthehet pavarësia dhe paanshmëria, legjitimiteti dhe profesionaliteti i Këshillit Gjyqësor dhe jam i bindur fuqishëm se me zgjidhje ligjore cilësore do ta bëjmë të njëjtën. Por, ajo varet prej të gjithë nesh”, deklaroi Igor Filkov, ministër i Drejtësisë.

Dieter Shindlauer, përndryshe udhëheqës i projektit “Mbështetje e BE-së për sundim të së drejtës”, konfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për reformat në Këshillin Gjyqësor, për çka paraprakisht janë dhënë dhe rekomandime nga Misioni Vlerësues.

“Sfidat me të cilat përballet Këshilli Gjyqësor dalin nga joharmonizimi i akumuluar i kornizës ligjore, megjithatë gjithashtu dhe praktikat jopërkatëse të përbërjeve të kaluara të Këshillit Gjyqësor…Kjo është një mënyrë që të tregohet se jo vetëm që do të sigurohen ndryshime ligjore të kornizës ligjore, por ato edhe më tej do të zbatohen mirë në praktikë”, tha Dieter Shindlauer, udhëheqës i projektit “Mbështetje e BE-së për sundim të së drejtës”.

Akademiku Vllado Kamboski, theksoi nevojën për përfshirjen në ligj të përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

“Për përgjegjësinë e anëtarëve e Këshillit Gjyqësor, pa këtë kemi me të vërtetë një situatë dhe zgjidhje jo mjaftueshëm konzistente në lidhje me atë se para kujt dhe si japin llogari, dhe del që nuk japin llogari para askujt”, theksoi Vllado Kambovski, akademik.

Grupi punues ka disa propozime. Parashikohet ndryshim i rregullave për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjykatësve. Por, edhe të vendoset prag i pjesëmarrjes. Për të qenë i suksesshëm procesi, duhet të marrin pjesë së paku 50% e votuesve të regjistruar, ndërkaq për t’u zgjedhur anëtar, kandidati duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave. Kjo nuk ka qenë deri më tani pasi kandidatët kanë mundur të zgjedhën anëtar të Këshillit Gjyqësor, madje edhe me vetëm një votë.

Parashikohet edhe procedurë konkrete për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor. Kjo, propozohet pas incidentit me shkarkimin e kryetares Vesna Dameva dhe krizës që u krijua në Këshillin Gjyqësor për shkak të zbrazëtirës ligjore. Gjithashtu, parashihen edhe përkufizime në afatet për veprim ndaj procedurave disiplinore.

Përveç këtij debati, pritet të organizohen edhe tre të tjerë.

Debatet, vijnë në kohën pasi ideja dhe premtimi i kryeministrit Hristijan Mickoski për shpërndarjen e plotë të Këshillit Gjyqësor nuk hasën në mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe ekspertët pasi kjo u vlerësua si ndërhyrje direkte e ekzekutivit në gjyqësor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button