Filloi gjykimi për rastin “Javna soba”

Filloi gjykimi i rastit “Javna soba” ku në rrjetin rus Telegram shpërndaheshin foto dhe video të vajzave të mitura. Dy të akuzuarit, Darko Kostovski dhe Mihail Panovski nga burgu i Shutkës u sollën në gjykatë. Prokuroria i akuzon për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë për të mitur. Sot prokuroria në fjalën hyrëse tha se ata janë fajtorë, ndërsa avokatët e të dyshuarve kërkuan më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen.

“Prokuroria për këtë nuk ka kurrfarë provash dhe fjalimin tim do e përfundoj me; Më mirë një mijë fajtor në liri sesa një e pafajshëm në paraburgim. Tani do shohim cili do jetë qëndrimi i gjykatës”, u shpreh Petro Janura, avokat.

“Prokuroria për të marrë një aktakuzë të këtillë, do duhej të sigurojë prova të shumëta, që aspak nuk janë tani dhe këtë do e shihni gjatë gjykimit”, tha Mirjana Stevanovska, avokate.

“Provat që janë në këtë lëndë janë të njëjtat që ne si avokatë mbrojtës do t’i përdorim por në drejtim tjetër, se nga eksperti i forenzikës do të dëshmohet se i akuzuari i dytë nuk është autor i kësaj vepre penale”, deklaroi Ivanka Jakimovska, avokate.

LEXO EDHE:

Back to top button