Tre filma kosovarë në konkurrencë zyrtare në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Tre filma nga Kosova do të jenë pjesë e programit të sivejtëm zyrtar të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

- Advertisements -

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmat, “Në kërkim të Venerës” me regji nga Norika Sefa, “Luaneshat e Kodrës’ me regji nga Luana Bajrami dhe “Pa vend” me regji nga Samir Karahoda, do të jenë pjesë e konkurrencës zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sarajevës.

“‘Në kërkim të Venerës’ kishte premierën në Rotetardam ku fitoi çmimin Special të Jurisë; ndërsa ‘Luaneshat e Kodrës’ dhe ‘Pa vend’ ishin filmat e parë nga Kosova që shfaqën premierat në Festivalin e Kanës, në programin ‘Director’s Fortnight’ dhe në kategorinë kryesore”, thuhet në njoftim.

Sipas QKK-së, kjo do të jetë prezencë e madhe e filmbërësve tanë, ku vitin e kaluar Kosova rrëmbeu zemrën e Sarajevës me filmin “Exil” të regjisorit Visar Morina.

Edicioni i 27-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë (Sarajevo Film Festival) do të mbahet nga 13 deri më 20 gusht 2021.

Tre filmat janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button