Filloj seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Alsat
21.08.2020 13:09
Rreth orës 13:00 ka filluar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Propozimi për zgjedhjen e Xhaferit është dorëzuar në Kuvend me nënshkrimet e të gjithë 62 deputetëve të shumicës parlamentare që përbëjnë LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” me Besën, BDI-në dhe PDSH-në.
Kryetari i Kuvendit zgjidhet me së paku 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe mbledhje për zgjedhje të Qeverisë së re të cilën do ta kryesojë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Afati për parashtrim të propozimit për zgjedhje të Qeverisë së re është 2 shtatori.