Fillon marshi protestues “Javna Soba-është vepër penale”

Ka filluar protesta e organizuar për te mbështetur te gjitha viktimat e “Javna soba-është vepër penale”. Organizatoret kërkojnë nga institucionet jo vetëm ndjekjen dhe zbardhjen e rastit “Javna soba”,
por edhe garantimin e një sigurie më të madhe për te gjitha femrat, te cilat sipas tyre, ndihen të rrezikuara, në shkolla, fakultete, rruge, dhe kudo tjetër. Ata inkurajojnë të gjitha femrat qe te paraqesim rastet kur ndihen apo janë pre e dhunës seksuale. Protesta nisi para Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe po zhvendoset drejt Prokurorisë Themelore Publike.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button