ASH-AAA: Xhaferi po pengon ligjin për shtetësinë

Forumi Rinor i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzuan kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin se me faktin që nuk e cakton seancën në të cilën pikë e rendit të ditës është propozim ligji për shtetësinë, i njëjti e pengon diskutimin për këtë çështje. Kjo sipas tyre e bën Xhaferin përgjegjës të drejtpërdrejtë dhe pengues të miratimin të një ndryshimi ligjor, i cili shumë qytetarëve të vendit u pamundëson të pajisen me shtetësi.

Ne kërkojmë nga ju përgjigje publike: kush ju shtyn ta pengoni këtë dhe për interesa të kujt e bëni këtë? Nëse ju vazhdoni të silleni kështu ndaj kësaj të drejte qytetare, ne do të vazhdojmë t’ju konsiderojmë përgjegjësin kryesor që qytetarët nuk mund të pajisen me shtetësi, ndërsa ju do të duhet ta shpjegoni arsyen pse e bëni këtë. Mund të ketë qenë mburrje për ju që u bëtë kryetar Kuvendi, por mos harroni se plot njerëz e kanë nisur karrierën me lavd, por e kanë përfunduar me turp- deklaroi Selam Sejfulla, Forumi Rinor ASH-AAA.

LEXO EDHE:

Back to top button