Fillon zbatimi i marrëveshjes Rama-Sunak, kthehen rreth 200 shqiptarë të dënuar nga Britania

Fillon zbatimi i marrëveshjes Rama-Sunak, kthehen rreth 200 shqiptarë të dënuar nga Britania

200 shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit, që vuajnë dënime 4 vite burg ose më shumë, do të kthehen në dy vitet e ardhshme në Atdhe për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Kjo konfimohet nga ministria jonë e drejtësisë, që njofton se Shqipëria do të fillojë zbatimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe për transferimin e të burgosurve drejt vendit tonë.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri britanik Rishi Sunak në dhjetor të vitit të shkuar, pasi të dy diskutuan edhe për çështjen e emigracionit dhe kërkesave për azil në Britanine e Madhe.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë sonë të Drejtësisë, Britania do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

“Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar”-thuhet në njoftimin e ministrisë së drejtësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button