Filmi “Falli” së shpejti premierë në Maqedoninë e Veriut
Filmi “Falli” së shpejti premierë në Maqedoninë e Veriut
Filmi “Falli” me regji dhe skenar nga Marius Dervishi tashmë është duke u transmetuar në kinema në Shqipëri dhe Kosovë, e së shpejti do të ketë premierën edhe në Maqedoninë e Veriut. Këtë e konfirmoi vetë regjisori dhe aktori Marius Dervishi, në emisionin Ftesë në Studio në Alsat, me moderatoren Ilmie Zhaku.
I ftuar në Ftesë në Studio së bashku me aktoret Mariana Kondi dhe Selma Bakalli, Dervishi tha se bashkëpunimi mes aktorëve ka qenë shumë i mirë dhe filmi është duke i tejkaluar pritshmëritë.
Ndërsa edhe aktorja Mariana Kondi shtoi se bashkëpunimi me aktorëve dhe ekipit të filmit ka qenë mjaft i mirë, prandaj edhe rezulatit i filmit doli mirë.
“Duhet të jemi realist dhe të themi të vërtetën, filmi jonë, i Mariusit, po ecën shumë mirë dhe për të bërë një punë të mirë duhet një ekip, një skuadër dhe është fat që në këtë skuadër sikur të kesh dy tre të mirë, është fat dhe për ta bërë këtë gjë kaq të bukur dhe të mirë fillohet që nga korrektesa”, theksoi aktorja Mariana Kondi në Ftesë në Stdudio.
Filmi “Falli” do ta ketë premierën e parë në Tetovë, e më pas do të vazhojë në qytetet tjera, e në datë 19 bëhet mbyllja e premierës, në Shkup. / Alsat.mk