Finalja Argjentinë – Francë, do të vendoset me penalti

Pas kohës shtesë nuk ka fitues në edicionin e 22 të Botërorit në Katar, pasi që sfida finale u mbyll me barazim 3-3. Pas kohës së rregullt, ndeshja u mbyll me rezultat 2-2. Gjatë gjithë ndeshjes paraqitje më të mirë kanë bërë Argjentina, por në fund u ngjallën dhe francezët.

Argjentina arritën të realizojnë dy herë brenda 45 minutave të parë. Pas një faulli në zonë nga Ousmane Dembele ndaj Angel Di Maria gjyqtari akordoi penallti. Në minutën e 23` ishte Leo Messi që realizoi nga pika e bardhë dhe i dha epërsinë Argjentinës. Ndeshja vazhdoi me iniciativë nga argjentinasit. Ata gjetën sërish golin pas një kundërsulmi ‘vrasës’, shënoi Di Maria në minutën e 36`. Franca në anën tjetër nuk treguan paraqitje të mirë në këtë pjesë, dhe nuk rrezikuan pothuajse fare portën e Emiliano Martinez. Edhe në pjesën e dytë argjentinasit arritën të kontrollojnë sfidën.

Ishte Mbappe që shënoi brenda një minute dy gola të shpejtë. Fillimisht në minutën e 80` pas një penalltie të fituar nga Kolo Muani, realizoi ylli i PSZH-së. Por, se është lojtar i madh e dëshmoi sërish, pasi një minutë më pas shënoi një supergol dhe barazoi rezultatin në 2:2.

Ndërkohë në vazhdimin e dytë, Mesi solli sërish epërsi për Argjentinën, ndërsa Mbape barazoi sërsih shifrat në 3-3, duke realizuar me sukses nga pika e bardhë.

LEXO EDHE:

Back to top button