Argjentina , për herë të tretë kampion bote

Kombëtarja e Argjentinës është kampion i ri botes në futboll, pasi që në finalen e madhe të zhvilluar në stadiumin “Lusail” në Katar, mundi Francën, pas ekzekutimit të penaltive, pasi që ndeshja në kohën e rregullt dhe kohën shtesë, u mbyll me barazim 3-3.

Di Maria dhe Mesi, sollën epërsi për Argjentinën në pjesën e parë, ndërsa në vazhdim, Kilian Mbape barazoi rezultatin me dy gola të shpejtë, të realizuara në minutën e 80 dhe 81. Në kohën shtesë, Lionel Mesi solli sërish epërsi për Argjentinën në minutën e 109-të, mirëpo Kilian Mbape sërish barazoi shifrat në 3-3, duke realizuar golin e dytë nga penalltia.

Në ruletin e penalltive, dy gabime të ekzekutuesve të Francës, maksimalisht i shfrytëzuan futbollistët e Argjentinës për të regjsitruar titullin e tretë të botës. Kujtojmë se Kingsli Koman humbi penalltinë, me Emiliano Martinez që ia priti gjuajtën francezit. Aurelien Tçouameni i ‘Gjelave’ goditi jashtë portës.

LEXO EDHE:

Back to top button