Finalja Argjentinë – Francë shkon në vazhdime

Pas 90 minutave lojë Argjentina – Franca shkon në vazhdime. Finalja e Kampionatit Botëror në mes Argjentinës dhe Francës u mbyll 2:2.

Gjatë gjithë ndeshjes paraqitje më të mirë kanë bërë Argjentina, por në fund u ngjallën dhe francezët. Argjentina arritën të realizojnë dy herë brenda 45 minutave të parë. Pas një faulli në zonë nga Ousmane Dembele ndaj Angel Di Maria gjyqtari akordoi penallti. Në minutën e 23` ishte Leo Messi që realizoi nga pika e bardhë dhe i dha epërsinë Argjentinës. Ndeshja vazhdoi me iniciativë nga argjentinasit.

Ata gjetën sërish golin pas një kundërsulmi ‘vrasës’, shënoi Di Maria në minutën e 36`. Franca në anën tjetër nuk treguan paraqitje të mirë në këtë pjesë, dhe nuk rrezikuan pothuajse fare portën e Emiliano Martinez. Edhe në pjesën e dytë argjentinasit arritën të kontrollojnë sfidën.

Ishte Mbappe që shënoi brenda një minute dy gola të shpejtë. Fillimisht në minutën e 80` pas një penalltie të fituar nga Kolo Muani, realizoi ylli i PSZH-së. Por, se është lojtar i madh e dëshmoi sërish, pasi një minutë më pas shënoi një supergol dhe barazoi rezultatin në 2:2.

Ndeshja më pas vazhdoi me raste, ku Leo Messi kishte mundësinë më të mirë, por intervenoi Hugo Lloris. Kështu duke e çuar ndeshjen në vazhdime

LEXO EDHE:

Back to top button