Finalja me rekorde në rrjetet sociale, Zukerberg e konfirmon

Finalja e Kupës së Botës Argjentinë-Francë, që u fitua nga amerikano-latinët me penallti, ka vendosur rekorde në rrjetet sociale. Ai që zbulon gjithçka është Mark Zukerberg, krijuesi i “Facebook” dhe pronari i “Instagram” dhe “Whatsapp”.

Ai u shpreh se gjatë kohës që luhej finalja dhe pas saj Facebook ka qenë i tejmbushur me mesazhe e komente.

“Gjatë kohës së finales së Kupës së Botës, rrjeti social Ëhatsapp vendosi rekordin e 25 milionë mesazheve në sekondë. E jashtëzakonshme. Imagjinoni se çfarë bëhej në ato momente në gjithë botën”, tha Zukerberg.

Më herët u zbulua se fotoja e Messi në Instagram me trofeun e Kupës së Botës është postimi më i pëlqyer në histori.

LEXO EDHE:

Back to top button