Finalja në Barcelonë: Nadal-Cicipas

Rafael Nadal dhe Stefanos Cicipas do të luajën në finale të turneut në Barcelonë. Ditë më parë spanjolli Nadal mundi Kareno Bustan me 2-0 në sete ose 6-3 dhe 6-1 në geme, për të siguruar finalen e 12-të në Barcelon Open. Ndërkohë Nadall shënoi fitoren e 8-të radhazi ndaj Kareno Bustas dhe deri regjistroi fitoren e 23 në turneun në Barcelonë , ku ka vetëm një disfatë, kundër Dominik Tiemit. Në anën tjetër, Stefanos Cicipas arriti në finale pasi që mundi Janik Sinerin me 2-0 në sete ose 6-3 dhe 6-3 në geme. Ndryshe kjo do të jetë përballje e dytë në mes Cicipasit dhe Nadallit, ndërsa në atë të parën, në vitin 2018, poashtu në Barcelonë, fitore shënoi tenisti spanjoll me 2-0 në sete.

LEXO EDHE:

Back to top button