557 pacientë të shëruar nga Kovid-19, regjistrohen dhe 314 të infektuar

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 314 raste të reja të infektuarve me Kovid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 557 pacient të shëruar. Betejën me Kovid-19 e kanë humbur 27 pacientë.
Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 143, më pas radhitet Kumanova me 30 të infektuar, Manastir 18, Velesi 16, Strumica 15. Shkupi regjistron edhe numrin më të lartë të pacientëve të cilët kanë humbur jetën, gjithsejtë 8, Manastiri 5, Kumanova 2, Strumica 2 dhe Kriva Pallanka 2 viktima. Ndërkohë nga një viktimë regjistrojnë: Tetova, Velesi, Struga, Koçani, Sveti Nikolla, Dibra dhe Demir Hisari.

LEXO EDHE:

Back to top button