Dallasi afër zonës “Play Off”, befason Minesota

Rikthimi i Entoni Dejvisit nuk ndihmoi Los Anxhelos Lejkersin që të shmang humbjen e tretë radhazi, duke u mundur nga Dallasi me rezultatin 108-93. Pjesa e parë u mbyll me epërsi prej 12 pikëve për Lejkersin, mirëpo gjysma e dytë u dominua totalisht nga Dallasi, që përmbysi gjithçka dhe me fitore iu afrua zonës së plej offit. Befason Minesota, që triumfoi me rezultatin 96-101 në transfertën ndaj kryesuesve të Konferencës së Perëndimit, skuadrës së Juta Xhazit. Në sfidat e tjera, Nju Orlinsi mundi San Antonion me rezultat 110-108, ndërsa Denveri dominoi sfidën ndaj Hjustonit pran rezultatit 129-116. Ndërkohë fitore për Indianën që mposhti Detroitin me 115-109 dhe Majamin që mundi Çikagon me rezultat të ngushtë 106-101.

LEXO EDHE:

Back to top button