Finlanda ndalon hyrjen për të huajt e pavaksinuar
Finlanda ka vendosur që të ndalojë hyrjen për të gjithë të huajt që janë të pavaksinuar në vendin e tyre.
Autoritetet qeveritare kanë bërë me dije se çdo i huaj që është i pavaksinuar do ti refuzohet hyrja, përveç nëse janë nën moshën 16 vjeç, rezidentë në Finlandë, janë diplomatë ose të punësuar në aktivitete thelbësore ose kanë arsye të udhëtimit që nuk mund të shtyhen.
Ndërkohë këto masa kufizuese që janë futur këtë të martë në fuqi vlejnë edhe për qytetarët e BE-së.