Finlanda pas zgjedhjeve në Turqi, beson se mund të ketë përparim në anëtarësimin në NATO

Finlanda pas zgjedhjeve në Turqi, beson se mund të ketë përparim në anëtarësimin në NATO

Ministri i Jashtëm i Finlandës nuk pret që të ketë përparim në kërkesën për anëtarësim në NATO përpara zgjedhjeve të majit në Turqi.

Megjithatë, kryediplomati theson se së bashku me Suedinë janë në rrugën e duhur për t’iu bashkuar përfundimisht aleancën më të madhe ushtarake.

“Për mendimin tim, rruga për në NATO nuk është mbyllur për asnjë vend”, tha ai, raporton cnn.

Finlanda dhe Suedia po kërkojnë t’i bashkohen NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.

Turqia ka disa kërkesa prej vendeve skandinave që sipas tyre nuk po plotësohen – dhe sipas rregullave të NATO-s, nëse një shtet anëtarë vendos veto, atëherë aplikuesit i refuzohet kërkesa deri në një rast tjetër.

Ndryshe, marrëdhëniet turko-suedeze pësuan një goditje të madhe javën e kaluar pasi policia e Suedisë dha leje për një protestë jashtë Ambasadës Turke të Stokholmit, në të cilën politikani kundër imigracionit, Rasmus Paludan i vuri zjarrin një kopje të Kuranit.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button