Firmino gati të ndryshojë ekipin, por do mbetet në Arabinë Saudite!

Roberto Firmino është gati të largohet nga Al-Ahli në muajin janar. Ish-sulmuesi i Liverpullit ka humbur vendin e tij te Al-Ahli që nga nëntori.

Firmino është i pakënaqur me situatën aktuale dhe i hapur për të lëvizur në Ligën Pro Saudite. “Mirror” raporton se Al-Ettifaq dhe Al-Fateh i Stiven Zherrardit janë të dy të interesuar për veteranin.

Firmino shënoi një hat-trik në debutimin e tij në Al-Ahli, por që atëherë nuk ka shënuar më. Braziliani me shumë gjasë do të pranojë t’i bashkohet skuadrës që drejtohet nga Zherard dhe të rigjejë formën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button