Fishkëllime në parakalimin e Shqipërisë në Botërorin e boksit në Beograd

Kampionati Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor, në Beograd, ku kombëtarja e Kosovës përfundimisht nuk merr pjesë në këtë organizim, për shkak moslejimit të autoriteteve serbe që sportistët të hyjnë në teritorin e Serbisë me simbole shtetërore. Mirëpo ky akt nuk e ndaloi që të merr pjesë kombëtarja e Shqipërisë, edhe pse Federata e Boksit të Shqipërisë, kishte paralajmëruar se do të tërhiqet nga gara për shkak të Kosovës,.
“Na është thënë se në rast të mospjesëmarrjes do të sanksionohemi me dhjetë vjet mospjesëmarrje në çdo aktivitet tjetër ndërkombëtar të AIBA-s”, tha kapiteni i ekipit të Federatës së Boksit të Shqipërisë, Nelson Hysa. Ai shtoi se gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin shtetëror, është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme.
Në këtë event, Shqipëria përfaqësohet nga 3 boksierë: Alban Beqiri në peshën 71kg; Indrit Laçi në peshën 92kg dhe Nelson Hysa në peshën +92kg.
Ndërohë në ceremoninë e hapjes, flamuri i Maqedonisë ishte në duart e Jasin Lama-s, që është njëri nga 2 boksierët (përfshi këtu edhe Arsim Etemin) që do të jenë pjesë e Botërorit të Boksit nga Maqedonia.