Fitojnë Golden Stejt e Filadelfia, disfatë për Juta Xhaz

Mbrëmë janë zhvilluar 3 ndeshje të tjera në kuadër të fazës ‘Play Off’ në NBA, ku skuadrat e Golden Stejt dhe Filadelfia, dëshmuan edhe një herë forcën e plotë. Ky i fundit (Filadelfia) ka epërsi 2:0 ndaj Toronto Raptors, në serinë e më të mirit prej 7 ndeshjeve. Embiid shkëlqeu me 31 pikë, derisa shtoi edhe 11 kërcime për të kompletuar ‘Double-double’.

Edhe Golden Stejt ka epërsi me 2:0. Ata mposhtën përsëri skuadrën e Denver Nagetsit, në një ndeshje ku më i dalluari ishte Stefon Kerri, i cili shënoi 34 pikë. Paraqitje të mire regjistroi edhe Klej Tompson me 21 dhe Xhordan Poll me 29 pikë.

Seria më interesante u bë në sfidën Juta Xhaz – Dallas Maveriks, pasi që Dallasi triumfoi me rezultat 104:110 në sfidën e fundit për të barazuar shifrat në 1-1. Xhejlen Brunson ishte në qendër të vëmendjes në mungesë të Luka Donçiçit, duke shnëuar plot 41 pikë.

 

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

Majami – Atlanta, (1-0)

Filadelfia – Toronto, 112-97 (2-0)

Milluoki – Çikago (1-0)

Boston – Bruklin (1-0)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

Feniks – Nju Orlins, (1-0)

Dallas – Juta Xhaz 110-104 (1-1)

Golden State – Denver 126-106 (2-0)

Memphis – Minnesota, (1-0)

LEXO EDHE:

Back to top button