Ish kampioni i botës dorëzon orën e dorës, nën kanosjes me pistoletë nga hajnat

Ish-kampioni i botës në boks, britanikun Amir Khan, është grabitur me armë, në një zonë të Londrës, teksa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij, Faryal Makhdum. Khan ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se dy persona i kanë drejtuar armën në fytyrë.

“Dy persona më vunë pistoletën në fytyrë. Hoqa orën dhe ua dhashë nën kërcënimin e armës. Ngjarja ndodhi në Leyton, në lindje të Londrës”, ka shkruar në rrjetet sociale Amir Khan, ish-kampion bote në peshën “uelter”, në kategoritë VBA e IBF (34 fitore e 6 humbje në karrierë).

 

Amir Khan and Faryal Makhdoom pose for photographers upon arrival at the premiere of the film ‘Creed II’, in London, Wednesday, Nov. 28, 2018. (Photo by Vianney Le Caer/Invision/AP)

 

“Për fat të mirë, nusja ime ishte disa hapa pas meje. Gjëja më e rëndësishme është se të dy jemi mirë”, ka shtuar më tej Khan.

 

Boksieri Amir Khan u rikthye në ring këtë vit pas 3 vitesh pushim, por u mund nga patrioti i tij Kell Bruk. Emri i Khan u përmend edhe nga Florian Marku, që e ka ftuar në duel pas fitores së fundit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button