Fiton garën në Monako, “Red Bull” i vazhdon kontratën

Piloti meksikan Serhio Perez ka rinovuar deri në vitin 2024 me skuadrën “Red Bull”. Kontrata e mëparshme skadonte në fund të këtij viti dhe duket se piloti meksikan ka bindur drejtuesit e “Red Bull” me paraqitjet e tij dhe fitorja e fundit në garën e Monte Karlo është tregues i formë së mirë të meksikanit.

“Diferencat mes Perez dhe Verstapenit janë ngushtuar ndjeshëm. Është një pilot i shpejtë dhe e meritoi këtë rinovim të kontratës me ne. Jemi të kënaqur nga paraqitjet e tij”, u shpreh Kristian Horner, drejtori sportiv i “Red Bull”.

Kujtojmë se Perez erdhi te “Red Bull” në mesin e vitit 2020, kur zëvendësoi Aleksander Albonin.

“Jam i lumtur për këtë rinovim. Shpresoj t’ua shpërblej në pistë me të tjera fitore”, u shpreh Serhio Perez.

Vitin e kaluar, Perez kontribuoi në titullin kampion që arriti Maks Verstappen, duke luajtur rol të rëndësishëm në garën e fundit në Abu Dabi.

Këtë vi tai ka qenë kompetitiv, duke ndihmuar “Red Bull”-in të kryesojë renditjen.

LEXO EDHE:

Back to top button