Fiton Porto, por vendimi do të merret në Torino

Ekipi i drejtuar nga Sergio Konseisao ka arritur që ta mposht me rezultat 2-1 ekipin e Andrea Pirlos. Porto tregoi nga minuta e parë se nuk ka ardhur për të luftuar për asgjë tjetër përpos fitores, duke shënuar gol në minutën e 2-të përmes Mehdi Taremi. Edhe pse mendohej se në pjesën e dytë Juventus do të rikthehet në lojë, Porto arriti të shënoi gol përmes Mosa Maregas 46’.

 

 

Në anën tjetër, Federiko Kiesa i mbushi me shpresë tifozët e Juventusit, pasi shënoi në minutën e 83-të për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 9 mars në Torino.

LEXO EDHE:

Back to top button