Lacio “buzëqesh”, Bajerni me mungesë tjetër

Trajneri i Bajern Munihut, Hansi Flik do të detyrohet të ndryshojë përsëri planet e tij për ndeshjet e Ligës së Kampioneve ndaj Lacios, pasi do të ketë një tjetër mungesë të rëndësishme për ndeshjen e parë në Itali. Bavarezët janë padyshim favoritë në duelin në fjalë, si mbajtës në fuqi të trofeut, por mungesat shtohen ditë pas dite edhe si pasojë e “COVID-19”.

 

Klubi bavarez bëri të ditur se ka humbur shërbimet për të paktën dy javët e ardhshme të një tjetër futbollisti titullar. Benxhamin Pavard, mbrojtësi i djathtë francez, do të mungojë të paktën në duelin e parë të javës së ardhshme ndaj Lacios, pasi sot ka rezultuar pozitiv ndaj “COVID-19”. Lojtari raportohej pa simptoma, por ishte izoluar menjëherë në shtëpinë e tij, duke filluar karantinimin e detyrueshëm derisa të kalojnë 14 ditë e të ketë rezultuar negativ.

Kështu, ai i shtohet një liste të gjatë emrash që u mungojnë bavarezëve mes të cilëve Havi Martinez, Tomas Myler, Goretzka apo Gnabri.

LEXO EDHE:

Back to top button