Los Anxhelos Lejkers gati listën me përforcimet e reja

Kampioni aktual i NBA-s, Los Anxhelos Lejkers, planifikon që të sjell edhe një përforcim të ri në fund të periudhës së regjistrimit të basketbollistëve të rinj, që mbyllet me 25 mars. Sipas mediave në Kaliforni, drejtuesit e klubit kanë përpiluar listën me 5 basketbollist, nga i cili vetëm njëri do të vesh fanellën e skuadrës nga Los Anxhellosi. Në lista janë: Hasan Uajtsajd, Xhej Xhej Redik, Trevor Ariza dhe Andre Dremond.

 

Më parë është e njohur se Lejkersat kanë humbur Entoni Dejvisin për një periudhë prej 2-3 javësh, për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës. Ai mund të rikthehet në terren në pauzën e “ALL Star”-it (5-10 mars), por mund edhe të vazhdojë rikuperimin edhe për dy javë të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button