“Qytetarët” vazhdojnë të ndajnë mësim futbolli në Angli

Man. Siti ka arritur që të mposht Evertonin në stadiumin e tyre me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 24-të në Premierligën e Anglisë. Fil Foden hapi rezultatin në minutën e 32-të, ndërsa Evertoni u përgjigj me Riçarlisonin në minutën e 37’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në vazhdim ishte skuadra mysafire që krijoi më shumë raste dhe shënoi edhe dy gola.

 

 

Riyad Mahrez 63’ dhe Bernardo Silva 77’ shënuan për Man. Sitin, që nuk njeh humbjen në 17 ndeshjet e fundit, duke shënuar 45 gola dhe ka pranuar vetëm gjashtë.

LEXO EDHE:

Back to top button