Fitore për Barcelonën, CSKA në gjysmëfinale

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore me rezultat 76-70 në përballjen e tretë me Zenitit dhe tani udhëheq me 2-1 me fitore në kaudër të çerekfinales të Euroligës. Katalonasit më mirë e nisën përballjen në Sent Petersburg, duke fituar pjesën e parë të takimit me rezultat 34-33.

Në fillim të pjesës së dytë, mysafirët u shkëputën duke krijuar epërsi bindëse pran rezultatit 54-44, ndërsa Zeniti sërisht u rikthye në ndeshje duke zbutur epërsin në një pikë (58-59). Mirëpo në Barcelona nuk lejoi befasi dhe morri në kontroll lojën dhe arkëtoi fitore pran rezultatin 78-70. Dejvis ishte më efikas të Barcelona me 22 pikë dhe tetë kërcime.

Ndërkohë në përballjen tjetër të çerekfinales, CSKA Moska eliminoi skudarën e Fenerbahçes duke e mundur për herë të tretë. Kësaj rade me rezultat 85-68. Klejburn ishte më efikas te CSKA Moskë, me 34 pikë, ndërsa De Kollo me 22 pikë ishte më i dalluari te Fenerbahçe.

LEXO EDHE:

Back to top button