Sopranoja e njohur çon për herë të parë Kosovën në këtë garë

Sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtazi, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se do të përfaqësojë Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”. Që në moshën 15 vjeçare ajo ka ndjekur ëndrrën e saj, për t’u bërë një këngëtare opere dhe sot vazhdon të shijojë suksese të shumta.

Duke përfaqësuar Kosovën në koncerte dhe konkurse të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, Elbenita ka fituar disa çmime.

“Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju. Për herë të parë në histori të konkursit BBC Cardiff Singer of the World do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë!”, ka shkruar Kajtazi.

“BBC Cardiff Singer of the World” do të zhvillohet midis datave 12 dhe 19 qershor në Cardiff. Këngëtarët do të shoqërohen nga Orkestra Kombëtare BBC e Uellsit dhe Orkestra e Operës Kombëtare të Uellsit, me dirigjentë Andreë Litton dhe Michael Christie.

Republika e Kosovës dhe Madagaskari nuk kanë marrë pjesë më parë në konkurs, ku do të jenë gjithsej 15 konkurentë nga 15 shtete të ndryshme.

Edhe pse është përfaqësimi i parë për Kosovën, sigurisht shpresa dhe dëshira që Kajtazi të kthehet me çmimin e madh është e madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button