Mançester Siti ka arritur që të përmbysë rezultatin ndaj Paris Sen Zhermenit , duke fituar përballjen e parë të gjysmëfinale në Paris me rezultat 2-1. PSZH e fillojë më mirë ndeshjen, duke shënuar gol në minutën e 15-të përmes Markinjos.
Në pjesën e parë, Man. Siti nuk ishte aspak në nivel të dëshirueshëm, mirëpo arritën që të këndellen dhe të jenë më agreziv në pjesën e dytë. Rrugën për një përmbysje e nisën përmes Kevin de Brujne, i cili barazoi rezultatin në minutën e 64-të. Blegu krosoi në zonë, ndërsa një mosmarrëveshje mes portierit Navas dhe mbrojtjes francez, lëshuan topin që të shkojë në rrjetë pa asnjë pengesë. Dhe vetëm pesë minuta më vonë, Rijad Mahrez shënoi një gol të shkëlqyeshëm nga goditja e lirë, për t’i dhënë epërsinë dhe epilogun përfundimtar ndeshjes.
Deri në fund të takimit, PSZH humbi Gejin përmes kartonit të kuq, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Gundoganit. Ndeshja e dytë gjysëmfinale mes Man. Sitit dhe PSZH-së do të zhvillohet më 4 maj në stadiumin “Etihad”.








