Fitore për Barcelonën, Juven dhe Çellsin, dështon PSZH

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2:1 Dinamo Kievin dhe për katalanët, kjo ishte fitorja e tretë në tri ndeshjet e para. Lionel Messi në minutën e 5’, i dha epërsinë e parë Barcelonës, duke shënuar nga penalltia., ndërsa në minutën e 65’, Zherard Pike shënoi për 2:0. Mysafirët u rikthyen në ndeshje, kur 22 vjeçari Viktor Tsygankov ngushtoi epërsinë në 2:1, kur shënoi në minutën e 75’. Në minutat e mbetura nuk pati asnjë ndryshim, me Barcelonën që regjistroi fitoren e radhës.

 

‘Zonja e Vjetër’, me Kristiano Ronaldon në formacion, është rikthyer te fitorja, pas humbjes nga Barcelona xhiron e kaluar. Në sfidën ndaj Ferencvaroshit, Alvaro Morata tregoi formë të lartë, duke shënuar dy golat e parë, në minutat 7’ dhe 60’. Paulo Dibala, i ardhur nga bankina, arriti po ashtu të shënonte dy herë, në minutat 73′ dhe 82′. Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Franck Boli, që shënoi në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Juventus numëron gjashtë pikë, dhe renditet në vendin e dytë në grupin G.

Çelksi ka shënuar fitore të lehtë në ‘Stemford Brixh’, duke e mundur 3:0 skuadrën e Renit. Sulmuesi i ardhur nga RB Leipzig gjatë verës së fundit, Timo Verner, shënoi dy gola nga penalltia, në minutat 10’ dhe 41’.  Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Tamu Abraham, kur shënoi në minutën e 50’.

Me këtë fitore, Chelsea numëron 7 pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin E.

RB Lajpzig ka shfrytëzuar formën jo të mirë të PSZH-së, duke i mundur 2:1 në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve. Francezët e nisën më mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e 6’, me anë të Angel Di Marias. I njëjti, dhjetë minuta më vonë dështoi nga penalltia. Vazhdimi i ndeshjes foli për RB Leipzig, që përmbysi rezultatin. Kristofer Nkunku fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 42’, para se Emil Forsberg të shënonte golin e fitores në minutën e 57’.

LEXO EDHE:

Back to top button