Çfarë po ndodh mes Majk dhe Miss Universe Kosova, mos kanë filluar gjë lidhje?

" "

Reperi Majk s’mund t’i shpëtojë për shumë gjatë thashethemeve rozë dhe nëse ju kishte munguar ndonjë lajm pikant nga reperi, ja ku e keni!

Mbrëmjen e sotme, ai ka bërë disa veprime “të çuditshme” në Instagram që nuk shpëtuan pa u vënë re.

Duket se reperi ka nisur një histori dashurie me bukuroshen bjonde Blerta Veseli, e cila u shpall këtë vit “Miss Universe Kosovo”.

Çifti ka darkuar bashkë dhe postimet në InstaStory e vërtetojnë këtë. Në foton e publikuar nga Majk duket fare mirë në sfond çanta e Blertës, por prisni se ka akoma!

Për ata që ende nuk besojnë, reperi ka “vjedhur” llogarinë e bukuroshes dhe ka publikuar një foto të tijën.

Mirëpo Blerta e ka fshirë më pas pozën e tij. Mesa duket, Majk ka dashur t’i tregojë të gjithëve që Blerta tashmë është ‘e zënë’ dhe një romancë e re ka nisur mes tyre!

Mbetet të presim për të tjera detaje!

LEXO EDHE:

Back to top button