Fitore për Shkëndijën dhe FC Shkupin

Sot u zhvilluan 5 përballjet e javës së 29 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Lideri aktual, Shkëndija me përmbysje arriti deri te fitorja ndaj Borecit në Tetovë me 3-1. Shkëndija ishte në disavantazh pas 45 minutave të para, ndërsa në intervalin prej minutës së 62 -të e deri në minutën e 67-të, arriti që të shënojë 3 gola me Muratin, Ibraimin dhe Hebajn. FC Shkupi me 2-0 mundi Rabotniçkin, falë golave të shënuara nga Cvetanovski dhe Iseni. Ndërkohë fitores iu gëzua edhe Struga Trim Lum, e cila në transfertë mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me 3-2, në një sfidë emocionuese, ku vendasit kishin epërsi 1-0 dhe barazuan rezultatin në 2-2. Mirëpo dy golat nga pika e bardhë prej Alltiparmakovski dhe Bosançiç, siguruan 3 pikë për ekipin strugan. Në sfidat e tjera, Pelisteri dhe Vardari shënuan fitore minimale 1-0 ndaj Renovës dhe Bellasicës. Ditë më parë, Sileksi mundi Akademia Pandevin me 3-2.

Liga e Parë – Java 29
Sileksi 3–2 Akad. Pandev
Shkëndija 3–1 Boreci
FC Shkupi 2–0 Rabotniçki
Pelisteri 1–0 Renova
Makedonija Gj.P. 2–3 Struga Trim Lum
Vardari 1-0 Bellasica

LEXO EDHE:

Back to top button