(Video) Fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin “Target-Fortesa”

Me fjalët përfundimtare të mbrojtjes sot në Gjykatën Penale në Shkup  vazhdon procesi gjyqësor për përgjimin e paligjshëm “Target-Fortesa”. E para nga të akuzuarit për përgjimin e paligjshme Gordana Jankullovska për momentin po thot fjalët e saj përfundimtare. Ish ministrja akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjegjësisht për ndihmën që u ka ofruar të akuzuarve Goran Grujevski dhe Toni Jakimovski që t’i shkatërrojnë pajisjet për përgjim, që ti shkatërrojnë dëshmitë për këtë shkelje masovike të të drejtave të njeriut. Thelbi i mbrojtës së saj është se nuk ka dëm, nuk ka vepër penale, nuk ka ndihmë në veprën penale.

Procesi gjyqësor për këtë rast ka filluar me 22 dhjetor të vitit 2017. Sipas prokurorisë, në fjalët përfundimtare në seancën e kaluar, ka theksuar se edhe përkundër të gjitha pengesave me të cilat janë përballur gjatë hetimeve kanë arritur të dëshmojnë se të akuzuarit e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen dhe kërkoi dënime maksimale.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërkohë që përfaqësues të prokurorisë janë Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov.

Video LINK

LEXO EDHE:

Back to top button