Fjetja e më pak se 5 orë mund të rrisë rrezikun për probleme shëndetësore

Fjetja e më pak se 5 orë mund të rrisë rrezikun për probleme shëndetësore

Për moshën mbi të 50-at, fjetja e më pak se 5 orë mund të rrisë rrezikun për probleme kronike shëndetësore të memories, thonë studiuesit.

Shëndeti i keq mund të prishë gjumin, por gjumi i dobët mund të jetë gjithashtu një paralajmërim ose një rrezik në vetvete.

Studimi i PLoS Medicine zbuloi se personat e moshës rreth 50 vjeç që flinin pesë orë ose më pak kishin një rrezik 30% më të madh për sëmundje të shumta sesa ata që flinin shtatë orë.

Ndërsa “numri i gjumit të artë” është i paqartë, kjo pasi ekspertët në përgjithësi rekomandojnë rreth shtatë ose tetë orë.

Është e qartë se gjumi e ndihmon trurin të përpunojë kujtimet dhe është i mirë për humorin, përqendrimin dhe metabolizmin. Gjumi është gjithashtu një mundësi për trurin që të pastrohet nga mbeturinat.

Drejtori i Qendrës së Gjumit në Surrey, Prof Derk-Jan Dijk, tha për BBC News: Vetëm gjumi i shkurtër nuk është i mirë për ne. Në përgjithësi, nuk është i shëndetshëm, megjithëse për disa, mund të jetë në rregull.

LEXO EDHE:

Back to top button