Fjolla ngacmon sërish ish-burrin: Këta meshkujt që depilohen dhe i heqin vetullat, meritojnë edhe periodat

Këngëtarja e njohur shqiptare, ditë më parë ka pasur një përplasje virtuale me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.

Ajo nuk nguroi t’i drejtohet atij tërthorazi përmes një postimi në InstaStory, duke shkruar se “njerëzit që nuk kanë turp bëhen objekt stuimi i psikopatologjisë”.

E kundrejt kësaj deklarate, pati një reagim nga vet ish-bashkëshorti i saj, i cili shkroi në TikTok: “Paskan filluar edhe ‘këngëtaret’ të na bëhen psikologe..? Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dashur vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë”. Tani, këngëtarja e hitit “Fb” ka vazhduar me thumbime në InstaStory, duke bërë disa postime rresht.

“Problemi kryesor te ne është se: Ai që duhet ta hapë gojën s’e hapë, e ai që duhet ta mbyllë s’e mbyllë”, shkroi fillimisht ajo.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Më pas, Fjolla vazhdoi të thumbonte sërish në postimin e saj të dytë, duke shkruar: “Këta meshkujt që depilohen e i heqin vetullat e meritojnë edhe ciklin menstrual”.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Për fund, ajo e përmbylli ciklin e postimeve të saj me frazën: “O Zot na jep pak shëndet e fat se për mend kemi boll (hamamin e hyrës)”.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Fjolla dhe Fisniku përndryshe i dhanë fund martesës së tyre këtë vit, një vit pasi realizuan një dasmë madhështore në Ishujt Maldive.

LEXO EDHE:

Back to top button