Fjuri: Gara më e vështirë në jetën time (video)


Boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), ka marrë pjesë në një garë me disa miq të tij, ku të gjithë ishin në karrige me rrota, për persona me aftësitë e kufizuara.

Ka qenë vetë Fury ai që ka postuar një video, ku ai garonte në një karrige me rrota së bashku me dy persona me aftësi të kufizuara.

Në këtë garë, boksieri 31-vjeçar u rendit i dyti dhe e ka konsideruar këtë si një stërvitje shumë të rëndësishme në prag të rikthimit të tij në ring. Ai ka testuar fuqinë e krahëve të tij dhe jo vetëm

“Një nga stërvitjet më të vështira që kam bërë ndonjëherë në ambient të hapur. 7 milje të përshkruara në një karrige me rrota. Ishte shumë e vështirë”, shkruan Fjuri, që pritet të zhvillojë triologjinë me Deontej Uajllderit këtë dhjetor. (Periskopi)

LEXO EDHE:

Back to top button