Zyrtare, Prishtina-Linkoln luhet të shtunën
Alsat
19.08.2020 22:24
Ndeshja e shtyrë mes Linkoln Red Imps dhe FC Prishtinës do të luhet ditën e shtunë. Kjo ndeshje, e vlefshme për parakualifikimet e Ligës së Evropës ishte paraparë të luhet ditën e martë. Por, testimi pozitiv në “COVID-19” i tetë futbollistëve të FC Prishtinës, ka bërë që ndeshja të mos zhvillohet ditën e martë, shkruan lajmi.net. UEFA, i ka kërkuar FC Prishtinës që të ndërrojë komplet skuadrën, dhe ndeshja do të luhet ditën e shtunë, me fillim nga ora 18:00. Pjesë e FC Prishtinës do të jenë futbollistë të ndryshëm të skuadrave nga Superliga e Kosovës.