Fjuri përballet me Çisorën, por me zemër e kërkon duelin tjetër

Boksieri britanik Tajson Fjuri do të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë (WBC) në duelin që do të zhvillojë më 3 dhjetor në Londër ndaj patriotit të tij Derek Çisora. Gjithsesi, në mendjen e tij mbetet ende sfida e parealizuar deri më tani ndaj një tjetër britaniku, ish-kampionit të botës Entoni Xhoshua.

“Do të ishte një mëkat, një marrëzi absolute nëse ne të dy nuk do të kryqëzonim dorezat në këtë epokë.

Nuk do të tërhiqem kaq kollaj, pasi kam nevojë të dueloj ndaj Joshua. Ne jemi përpjekur shumë për ta zhvilluar këtë sfidë prej vitesh. Është sfida që njerëzit duan ta shohin, që edhe unë dua ta shoh si një tifoz boksi. Në 4-5 vitet e fundit ka qenë një përbindësh me 3 koka: Unë, Joshua e Ëilder”, tha Tyson Fury.

 

“Kokat e Xhoshuas dhe Uajlilderit janë prerë dhe unë jam i fundit në këmbë, i pamposhtur. Tani janë afruar disa të rinj si Xho Xhojs, Daniel Dubua apo Oleksandr Usyk, që na prishi festën.

Ka ardhur gjak i ri që nuk ishte atje pesë vjet më parë. Unë mendoj se do të ishte një marrëzi nëse unë dhe Joshua nuk do të luftonim në këtë epokë”, tha Fury.

LEXO EDHE:

Back to top button