Interi nuk ndalet, në shënjestër një tjetër shqiptar

Tashmë dihet se Andre Onana është portiere i parë dhe titullar i Interit. Samir Handanovic i ka liruar vendin portierit të talentuar dhe aktuaklisht veterani është alternative e dytë për të mbrojtur rrjetën.

Kontrata e sllovenit skadon dhe Inter mund ta largojë nëse një ofertë e duhur vjen për të. Kështu, ziklaltërit po ndjekin një skenar për të siguruar një portier me çmim të arsyeshëm për të qenë alternative e Onana në portë, pra portierin i dytë.

Gollini i Atalantës dhe Kranjo i Monzës janë dy emra interesantë që Inter i studion, por gjithashtu edhe gardianin shqiptar, Etrit Berisha.

Vitin e kaluar Berisha ka qenë i jashtëzakonshëm me Torinon duke kryer pritje spektakolare, por këtë sezon është zgjedhja e dytë pasi Milinkovic-Savic është titullari i Torinos. Mediat italiane thonë se Berisha do të pranonte të ishte portieri i dytë i zikaltërve.

LEXO EDHE:

Back to top button