Fjuri – Xhoshua, dy datat dhe ndarja e të ardhurave

Duket se për momentin nuk do të ketë një sfidë që do të unifikojë titujt kampionmë bote në peshën e rëndë mes britanikut Tajson Fjurit dhe ukrainasit Oleksandr Usyk. Kjo, pasi Fjuri, po përpiqet të organizojë një duel me patriotin e tij Entoni Xhoshua, sfidë që mund të zhvillohet këtë vit.

Sipas “Daily Mail”, Fjuri i ka vënë si kusht Xhoshuas të pranojë dy datat e propozuara prej tij, 26 nëntori ose 3 dhjetori. Ndërkohë që, kërkon që të ardhurat të ndahen 60%-40% në favorin e tij, duke qenë se është kampion bote dhe i pamposhtur në ring.

Duket se Xhoshua ka pranuar kushtin e ndarjes së të ardhurave, duke vendosur në kontratë edhe një klauzolë për më shumë të ardhura revansh, në rast se fiton. Gjithsesi, ai duket se nuk është gati për një duel në datat e propozuara nga Fjury dhe ka kërkuar të duelojë më 17 dhjetor dhe për momentin bisedimet kanë ngecur.

“Palët po bisedojnë, ende nuk kemi një marrëveshje edhe pse të dy boksierët e dëshirojnë një sfidë të tillë. Mendoj se gjërat kryesore nuk do të jenë të vështira për t’u arritur, ndërkohë që detajet mund të ndërlikojnë disi situatën. Fakti që palët janë dakord për shumën 60-40 është e rënsdësishme”, tha Frenk Uarren, menaxheri i Fjurit.

LEXO EDHE:

Back to top button