Florian Tauvin nga Marseja zbarkon në Milano

Florian Tauvin, është gati të zbarkojë në “San Siro” gjatë merkatosë së janarit. Mesfushori francez refuzoi zgjatjen e kontratës me skuadrën e Marsejës duke arritur një marrëveshje me Milanin. Klubet nga Premierliga, si dhe Interi dhe Atalanta kanë treguar interes për të, por ai tashmë ka arritur një marrëveshje të plotë me klubin nga “San Siro”.

Milani do të mundohet që të sjell francezin 27 vjeçar në janar, pasi që kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe nëse Marseja refuzon ofertën, Thauvin do të transferohet në Milano, si agjent i lirë verën e ardhshme.

Kujtojmë që Tauvin ka zhvilluar 247 ndeshje në fanellën e Marsejës , duke shënuar 80 gola dhe duke asistuar plot 54 herë.

LEXO EDHE:

Back to top button