Nurmagomedov tërhiqet si garues, por vazhdon në “UFC”

Khabib Nurmagomedov pasi mbrojti titullin në peshat e lehta në “UFC” kundër Gaetjes, tha se nuk dëshironte më të luftonte pa babanë e tij, i cili vdiq disa muaj më parë nga koronavirusi.

Nurmagomedov del në pension me rekord 29:0 dhe si një nga luftëtarët më të mirë në histori. Mirëpo kjo nuk do të thot se do të tërhiqet tërësisht nga ky sport. Khabibi paralajmëroi se do të vazhdojë një rrugë tjetër, që lidhet ngusht me artet marciale.

Ka shumë luftëtarë të rinj të cilëve unë mund t’ua transmetoj njohuritë e mia. Ekipi im do të jetë përsëri në majë, unë do t’ju ndihmoj. Unë do të punoj si trajner në vitet e ardhshme”, tha Khabibi.

LEXO EDHE:

Back to top button