Fondi Shëndetësor do të fillojë të financojë gjashtë procedura in vitro për shtatzëni
Fondi Shëndetësor do të fillojë të financojë gjashtë procedura in vitro për shtatzëni
Gazetar: Avni Tahiri
Gjashtë përpjekje për in vitro do të mbulohen nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, në vend të tre sa ishte deri tani, dhe këto do të jenë falas për qytetarët që po përpiqen të kenë pasardhës.
Ky ndryshim vjen pas disa ndryshimeve të ligjit për mbrojtje shëndetësore të popullatës, të cilat janë miratuar më 10 korrik në Kuvend, me iniciativë të një grupi deputetësh në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin.
Sa i përket kërkesave për in vitro, gjatë vitit të kaluar ka pasur 1.495 kërkesa për in vitro, nga të cilat, 1280 për fëmijë të parë, 195 për fëmijë të dytë, 15 për fëmijë të tretë dhe 5 për fëmijë të katërt.
Vitin e kaluar janë realizuar 1106 përpjekje për të cilat fondi ka mbuluar mbi 89 milion denarë në tetë qendrat që ofrojnë këtë shërbim në vend. Njoftuan sot drejtorët e përgjithshëm të Fondit, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov.
“Ndryshimi më i rëndësishëm i ligjit në Fondin shëndetësor sa i përket fekondimi i asistuar biomjekësor, FAB apo siç njihet më gjerësisht ‘in vitro’ ndryshimi i parë është që FAB, bëhet pjesë përbërëse e paketës bazë të mbrojtjes shëndetësore. Ndryshimi i dytë është që shtohet numri i përpjekjeve në gjashtë nga tre që ishin më parë në llogari të fondit dhe janë pa pagesë për qytetarët dhe ndryshimi i tretë është se qytetarët lirohen nga pagesa e participimit për trajtimet in vitro, pra, këto trajtime janë falas”, tha Sasho Klekovski – Drejtor i Fondit Shëndetësor.
Klekovski gjithashtu shtoi se në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup do të krijohet një bankë për material riprodhues.
Fondi përgatit edhe ndryshime të tjera. Zëvendësdrejtori Branko Axhigogov foli sot për lehtësimin e procedura të Fondit Shëndetësor për trajtimet e pacientëve jashtë vendit.
“Ndryshimi i dytë në ligjin për sigurim shëndetësor, është me drejtimin të institutit shtetëror të revizionit në pjesën e shërimit jashtë vendit, nga viti 2015, komisioni i shkallës së dytë mori rolin të jetë si kontrollor ndaj vendimeve të Komisionit të shkallës së parë por procesi u ngarkua dhe kalonte periudhe për miratimin e shërimit jashtë shtetit. Së bashku me institutin shtetëror të revizionit dhe rekomandimet e tyre në ligj i ndajmë procedurat dhe komisioni i shkallës së parë për shërim jashtë shtetit do i zgjidh lëndët ndërsa komisioni i dytë do të zgjidh vetëm nëpërmjet ankesave siç është me procedurën e ankesave tjera”, tha Branko Axhigogov – Zëvendësdrejtor i Fondit Shendetesor.
Në lidhje me organizimin e Fondit, sipas ndryshimeve, Fondi Shëndetësor tani do të ketë vetëm një drejtor dhe një zëvendësdrejtor, duke e hequr sistemin me dy drejtorë që ishte vendosur që nga viti 2007./Alsat.mk








