Kryeministri nuk u përgjigj nëse kryetari i degës së BDI-së në Shuto Orizari ishte një nga të arrestuarit për shkaktimin e qëllimshëm të zjarrit
Kryeministri nuk u përgjigj nëse kryetari i degës së BDI-së në Shuto Orizari ishte një nga të arrestuarit për shkaktimin e qëllimshëm të zjarrit
Gazetar: Mihajllo Donev
Kryeministri Hristijan Mickoski, nw pyetjet e gazetarwve nuk konfirmoi nëse raportet e disa mediave në vend ishin të sakta se funksionar i BDI-sw në Shuto Orizari ishte një nga të arrestuarit për shkaktimin e qëllimshëm të zjarreve në Shkup. Megjithatë, Mickoski tha se disa njerëz dyshohen për vendosjen e zjarreve dhe se do të pasojnë sanksione.
“Nuk do të doja të flisja më hollësisht për atë që po flisni tani. Kemi informacione të caktuara dhe të bazuara se, ajo që ndodhi në Shkup disa ditë më parë ishte një aksion i organizuar, kemi të arrestuar, kemi konfiskuar telefona dhe ua lë autoriteteve të bëjnë punën e tyre, por nëse konfirmohen këto dyshime të bazuara, atëherë persona të caktuar do të jenë në telashe serioze”, tha Hristijan Mickoski -Kryeministër.
Për BDI-në, një informacion i tillë në publik është vetëm një përpjekje për manipulim politik përpara zgjedhjeve lokale.
“Këto përpjekje të qëllimshme për manipulim publik paraqesin një sulm të drejtpërdrejtë ndaj zërit opozitar dhe përfaqësimit politik të shqiptarëve. Në prag të zgjedhjeve lokale, është e qartë se kemi të bëjmë me një strategji të mirëmenduar për të frikësuar, shantazhuar dhe dobësuar strukturat organizative të BDI-së, në vend që të ballafaqohen me qytetarët përmes alternativës politike dhe debatit të ndershëm demokratik”, thonë nga BDI.
Duke folur për situatën me zjarret, pa specifikuar një autor konkret dhe motiv specifik, dje në një intervistë në Sitel, Ministri i Brendshëm tha se ata kanë prova, por se tashmë ka persona konkret si zjarrvënës të mundshëm.
“Janë siguruar një pjesë e dëshmive se është zjarrvënie e pastër, ka motiv dhe persona specifikë, nuk mund të flas tani dhe në këtë fazë të hetimit. Ka dyshime të caktuara, kemi autorë specifikë si të drejtpërdrejtë ashtu edhe porositës, kemi arsye për dyshime për autorë dhe porositë të caktuar, por tani nuk mund të jap më shumë informacion shtesë”, tha Pançe Toshkovski – ministër i brendshëm.
Në dy muajt e fundit, 11 kallëzime penale janë ngritur kundër njerëzve nga qytete të ndryshme për shkaktim të qëllimshëm të zjarreve. Dënimet për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm variojnë nga gjashtë muaj deri në maksimum pesë vjet burg./Alsat.mk








