Forcat ruse, sulme afër centralit bërthamor

Forcat ruse, sulme afër centralit bërthamor

Ushtria ruse ka kryer sulm me raketa në zonën industriale të centralit bërthamor ukrainas të Pivdenno-ukrainsk, në rajonin jugor të Mykolaiv. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi vetëm 300 metra larg reaktorëve. Vala goditëse dëmtoi ndërtesat e uzinës. Janë shkyçur edhe tre linja të tensionit të lartë. Bombardimet ruse gjithashtu kane vijuar në Ukrainën lindore: raketat në Nikopol dëmtuan strukturat e ujit, linjat e energjisë elektrike dhe ndërtesat e banimit. Po ashtu në orët e para të mëngjesit, ushtria ruse lëshoi tetë raketa në Zaporozhia, një qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet vendi i termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. Ndërkohë autoritetet britanike thanë se Rusia i ka zgjeruar sulmet ndaj infrastrukturën civile ukrainase, pas vështirësive me të cilat është hasur në frontin e betejë. Sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes gjasat janë që Moska ta zgjerojë më tej gamën e objektivave të saj./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button