Forcat ukrainase bombardojnë urën në Kherson, 5 të vrarë

Forcat ukrainase bombardojnë urën në Kherson, 5 të vrarë

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur pasi forcat ukrainase goditën një autobus ndërsa po bombardonin një urë të rëndësishme strategjike të  kontrolluar nga Rusia në Kherson, shkruan The Guardian.

Reuters raporton se videot e shpërndara nga agjencia e lajmeve ruse Zvezda tregon rrënojat e asaj që dukej të ishte shasia e një autobusi.

Ura Daryivskiy është një nga të vetmet vendkalime të kontrolluara nga Rusia përtej lumit Inhulets, një degë e Dnipros. Ura ka një rëndësi të madhe strategjike pasi bashkon dy zona të pushtuara nga Rusia të rajonit dhe është vetëm 20 km  në veri-lindje të qytetit të Kherson.

Është në një nga zonat e Ukrainës, të cilën Rusia pretendon ta aneksojë.

LEXO EDHE:

Back to top button