Forcat ukrainase thonë se deri më tani kanë vrarë mbi 90 mijë trupa ruse

Forcat ukrainase thonë se deri më tani kanë vrarë mbi 90 mijë trupa ruse

Mbi 90 mijë trupa ruse janë vrarë që nga agresioni në Ukrainë, kanë pohuar forcat e armatosura të Ukrainës.

Në vlerësimin e fundit, Ukraina njoftoi se 90,090 ushtarë të armikut kanë vdekur në luftë – një rritje prej 650 nga vlerësimi i fundit.

Kjo vjen pasi Kievi ndau një pasqyrë të rrallë për humbjet e veta, ku një këshilltar i lartë i presidentit, Volodymyr Zelenskyt, pohoi se numri i ushtarëve të vrarë shkon deri në 13 mijë.

Gjithashtu raportohet se janë shkatërruar 2916 tanke dhe 5883 pajisje të tjera ushtarake.

Forcat ushtarake ruse thuhet se kanë humbur edhe 16 luftanije që më parë ishin krenaria e Rusisë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 25 shkurt duke shkaktuar viktima civile dhe dëme materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button